Ronaldo nuk dëshiroi të largohej nga fusha, Pirlo: Ai duhet të marrë frymë!

Futboll

Ronaldo nuk dëshiroi të largohej nga fusha, Pirlo: Ai duhet të marrë frymë!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:58
Cristiano Ronaldo dhe Pirlo

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Juventusit në fitoren kundër Inter (2-1), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sidoqoftë, sulmuesi portugez ishte gjithashtu në qendër të një polemike.

I zëvendësuar në minutën e 76’të, Ronaldo i tregoi Pirlos pakënaqësinë e tij, por trajneri i Juventusit dha argumentet e tij për këtë vendim.

“E kuptoj që Ronaldo nuk ishte i kënaqur me faktin që ai u zëvendësua, por pushimi i tij ishte vendimi i duhur. Ne kemi një lojë të rëndësishme në Serie A [me Romën në 6 Shkurt] dhe ai ka nevojë të marrë frymë, edhe nëse është një minutë. Përveç kësaj, ai u dha përgjigjen më të mirë kritikëve”, tha Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat