Besa ka vetëm largime

Futboll

Besa ka vetëm largime

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:15
Besa ka vetëm largime

 

Tjetër largim nga Besa. Pas Egzon Shimajt, Jurgen Peqinit e Jetmir Sefës, listës i shtohet edhe Klajdi Kuka. Portierit i ka skaduar kontrata me klubin dhe pak gjasa ka që të rinovojë.

Paqartësi ka edhe për disa titullarë të tjerë, ndërsa nuk dihet ende fati i Ledjon Muçajt apo edhe Alsid Tafilit. Ky i fundit ka dëshirë të mbetet pjesë e kavajasve dhe këtë e ka pohuar hapur, por pa hedhur “të zezën mbi të bardhë” garanci nuk ka.

E njëjta gjë nuk vlen për kapitenin, pasi nuk ka të dhëna as për një akord parimor.

Falë kontratave 3 dhe 5-vjeçare, mbeten pjesë e organikës emra si: Perja, Lila, Zekolli, Zeqiri, Kacbufi, Meçja apo disa të tjerë të rinj. Sezoni i ri pritet që të jetë i gjashti radhazi për verdhezinjtë në inferiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat