Rashica e Broja synojnë t’i mposhtin dy skuadrat e Manchesterit sot në Premier League

Futboll

Rashica e Broja synojnë t’i mposhtin dy skuadrat e Manchesterit sot në Premier League

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 11:21
Rashica e Broja synojnë t’i mposhtin dy skuadrat e Manchesterit sot në Premier League

Premier League vjen me disa ndeshje shumë interesante ditën e sotme.

Në fushë zbresin skuadrat e mëdha, atje ku Manchester United do të pëballet me skuadrën e Armando Brojës, Southmaptonin, shkruan GazetaBlic Sport. “Djajtë e Kuq” nuk po kalojnë aspak në formë të mirë në javët e fundit, kurse Southamptoni vjen pas një triumfi të madh ndaj Tottenham në Londër, me sulmuesin shqiptar që ishte protagonist me një gol.

Ndeshje tjetër shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Norwich dhe Manchester Cityt, me sulmuesin kosovar, Milot Rashica që synon fitoren e madhe dhe befasinë ndaj ‘Qytetarëve”.

Rashica po kalon momente të mira tek skuadra e nivelit elitar të futbollit anglez, atje ku në dy ndeshje rresht e fitoi epitetin e më të mirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat