Formacioni i Bayernit

Futboll

Formacioni i Bayernit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 20:04
Logo e Bayernit

Bayerni i Thomas Tuchel do të presin në “Allianz Arena”, Freiburgun në sfidën e dytë çerek-finale, të Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”, në një sfidë që premton spektakël të garantuar.

Përsa i përket formacioneve Tuchel nuk ka ndryshuar shumë eksponentë nga sfida e së shtunës, teksa i rreshtuar të tijët sërish me formacionin 4-2-3-1.

Në portë është vendosur sërish “helveti”, Yann Sommer e para tij në mbrojtje, Joao Cancelo, Upamecano, De Ligt e Benjamin Pavard. Më të tërhequr në mesfushë janë Goretzka e Kimmich, ndërsa para tyre janë vendosur Leroy Sane, Muller e Kinsgley Coman, me sulmin që sërish i është besuar kamerunasit, Eric Maxim Choupo-Moting.

Në krahun tjetër tekniku Christian Streich ka vendosur të përdorë formacionin 3-4-2-1 përballë furisë së “bavarezëve”. Në portë është vendosur Flekken e para tij në mbrojtje Gregoritsch, Ginter e Gulde. Në krahët e mesfushës janë vendosur Sildillia e Gunter, me Hofler e Eggestein që iu është besuar qendra.

Më të avancuar janë Vincenzo Grifo e Ritsu Doan, me majën e sulmit që i është besuar gjermanit Lucas Holer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat