Merr fund telenovela

Futboll

Merr fund telenovela

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:55
Marco Verratti

Merr fund telenovela!

Marco Verratti i ka thënë lamtumirë PSG-së. dyshimet ishin të pakta pasi trajneri i ri Luis Enrique i bëri të qartë mesfushorit italian se nuk ishte pjesë e planeve të tij taktike dhe gjërat janë përshpejtuar për largimin e tij.

Verratti ka fluturuar drejt Katarit ku e pret një kontratë e pasur me Al Arabin, i cili për ta rrëmbyer nga parisienët, ka hedhur në tavolinë 50 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Negociatat mes Katarit dhe Al Khelaifi vazhduan për javë të tërë, por në fund u arrit një marrëveshje dhe iu dha drita jeshile që lojtari italian të fluturonte në Doha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat