Gundogan: Ja pse zgjodha Barçën

Futboll

Gundogan: Ja pse zgjodha Barçën

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:28
Gundogan

Ilkay Gundogan u largua nga Manchester City në verë, pasi fitoi gjithçka sezonin e kaluar, për të nisur një aventurë të re me Barcelona-n:

“Si fëmijë e kam adhuruar mesfushën me Busquets, Xavi dhe Iniesta”, ka deklaruar ai për mediat zyrtare të klubit Blaugrana. “Kam pasur shtatë vite fantastike dhe të suksesshme në Mançester. Sezoni i kaluar ishte i lavdishëm.

“Tani jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po argëtohem shumë, gjëja më e rëndësishme është dashuria dhe tërheqja që kam pasur gjithmonë për këtë klub.

“Ka një ADN të caktuar, një mënyrë të caktuar për të bërë gjërat në futboll dhe ne kemi Xavi që e njeh këtë stil si pak të tjerë. Unë gjithmonë e kam admiruar atë kur isha më i ri. Të kesh atë këtu për të na stërvitur është fantastike”.

Futbollisti gjerman nuk dëshiron të vendosë kufij për ekipin:

“Ne mund të luajmë futboll të shkëlqyer dhe të jemi konkurrues me skuadrat më të mira në botë. Nëse mund të luajmë vazhdimisht, pa menduar për rezultatet që shpresojmë të arrijmë, mund të shkojmë larg.

“Ne mund të vazhdojmë me ritmin e skuadrave të tjera, por na duhet më shumë kohë dhe më shumë ndeshje. Ne kemi potencialin për të shkuar vërtet shumë larg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat