Djali i Shefqet Sinanit tubon gjeneratën e artë të Prishtinës, kjo është arsyeja

Futboll

Djali i Shefqet Sinanit tubon gjeneratën e artë të Prishtinës, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 25 tetor 2023 Në ora: 20:31
Nga e majta Erdogan Celina, Fadil Berisha, djali i Shefqet Sinanit, Jusuf Tortoshi, Nga e djathta Arbnor Morina, Ramiz Krasniqi, Edmond Rugova dhe Ramadan Cimili

Legjenda e futbollit, Shefqet Sinani, gati dy vite që ka ikë në amshim. 

Pikërisht më 4 dhjetor të vitit 2020, Sinani ka ndërruar jetë.

Djali i Sinanit, Kreshniku, sonte ka tubuar gjeneratën e artë të KF Prishtinës.

Kreshniku i ka tubuar për një arsye, bashkëlojtarët e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, për të kujtuar kohërat e arta të babait të tij. 

Legjendat i kujtuan kohërat e arta në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, se si e mposhtën në Prishtinë Partizanin me 2:1, pastaj  Cërvena Zvezdën në Beograd me rezultat 1:3, Dinamo e Zagrebit me 3:2 në Prishtinë etj.

Kapiteni i asaj kohe Ramadani Cimili, Jusuf Tortoshi, Edmond Rugova, Arbnor Morina, Erdogan Celina, Ramiz Krasniqi, Fadil Berisha, folën gjerë e gjatë për atë periudhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat