Nga dje, kush dëshiron mund ta marrë Mbappen “gratis”

Futboll

Nga dje, kush dëshiron mund ta marrë Mbappen “gratis”

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:05
Mbappe

Nga dita e djeshme, Kylian Mbappe është i lirë të nënshkruajë me cilën do skuadër “gratis”, respektivisht pa pasur nevojë që një klub të paguajë para të majme për kartonin e tij.

Nuk është asgjë e re, pasi janë rregullt e futbollit evropian dhe të afatit kalimtar qe disa vite që ua mundësojnë lojtarëve që janë gjashtë muaj afër skadimit të kontratës që të bisedojnë dhe të nënshkruajnë eventualisht edhe parakontrata me klubin e ri.

Yllit të Paris Saint-Germainit do t’i skadojë kontrata në qershor të këtij viti dhe nga janari ai mund të diskutojë me klubet tjera, e pse jo të arrijë edhe marrëveshje.

Mediumi francez “Le Parisien” raporton se interesimi i Real Madridit mbetet valid pasi presidenti Florentino Perez e sheh lojtarin si përforcimin më të madh të verës.

Ndërkohë, nuk duhet anashkaluar as interesimin e Liverpoolit, i cili e do qe një kohë të gjatë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat