PSG i mbyll derën talentit spanjoll

Futboll

PSG i mbyll derën talentit spanjoll

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:29
Marco Asensio

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e PSG është gati të heqë dorë nga mesfushori spanjoll Marco Asensio.

Lojtari erdhi me koston zero verën e kaluar te kampionët e Francës nga Real Madrid, por një dëmtim e ka lënë shumicën e kohës jashtë fushave.

Për këtë arsye, klubi parizien po mendon ta rikthejë Asensio në vendlindje. PSG ia ka ofruar lojtarin në formë huazimi për 6 muaj ekipit të Real Sociaetad, që luan në Champions League dhe që në raundin tjetër do të përballet me Inter.

Asensio është rikthyer nga dëmtimi, por sërish luan pak, 10 ndeshje e 3 gola këtë sezon (7 në Ligue 1), ndaj kërkon më shumë hapësira. Edhe skuadra baske duket e gatshme të pranojë ofertën e PSG, duke qenë se i duhet një mesfushor me përvojë dhe Asensio i përmbush të gjitha kushtet.

Asensio është rikthyer në rezervë te skuadra e PSG (ka kontratë deri në vitin 2026), teksa humbi vendin e titullarit pas dëmtimit. Duke qenë se përpara është Europiani, mesfushori është gati të bëjë një hap pas për të luajtur si titullar dhe për të vënë sërish në dukje për aftësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat