Mahrez do të kalojë në Roma në vend të Arsenalit?

Futboll

Mahrez do të kalojë në Roma në vend të Arsenalit?

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 18:25
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez është pajtuar për të kaluar në radhët e Roma, konfirmon Goal, edhe pse futbollisti duhet të presë nëse Arsenali do të kthehet edhe me një ofertë para se ai të kalojë në radhët e ekipit nga Serie A.

Mahrez është i impresionuar nga vendosmëria e “Giallorossi” për ta sjellë atë në stadiumin “Olimpico”, por do të preferonte më tepër që të kalojë në radhët e “topçinjve”  nëse ata do t’i ofronin një mundësi.

Sidoqoftë, çdo transferim i tij i mundshëm varet nga arritja e marrëveshjes ndërmjet Arsenalit me futbollistin e Monaco, Thomas Lemar.

Arsene Wenger ka shfaqur interesim për shërbimet e 21-vjeçarit dhe tashmë ka ofruar 35 milionë euro, ofertë kjo e cila ishte refuzuar nga futbollisti i ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat