Polici gjerman qëllon për vdekje grabitësin

Gjermania

Polici gjerman qëllon për vdekje grabitësin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërhyrje policore me shkaktimin e një vdekje njerëzore ka ndodhur mbrëmë, kur një polic qëlloi me armë zjarri grabitësin e dyshuar në një shtëpi në Herten (pranë Recklinghausen), shkruan BILD.

Viktima duhet të ketë qenë agresor me pronarët, ndërsa alarmimi në polici kishte mbërritur rreth orës 19.02. I ndjeri kishte lëvizur nga një ballkon në ballkonin tjetër dhe kishte kërcënuar me thikë disa banorë.

LEXO EDHE: http://www.botasot.info/gjermania-diaspora/629799/gjermani-qelloi-per-vdekje-shqiptarin-lirohet-nga-akuza-pasi-qelloi-per-vetembrojtje/

“Forcat policore sapo arritën në vendngjarje u kërcënuan me thikë nga burri. Në këto momente njëri nga policët nxori armën dhe e qëlloi sëpaku njëherë. Ai vdiq në vendngjarje,” përcjell botasot.info.

Kufoma është dërguar për obdukcion, ndërsa asnjë polic nuk mbeti i plagosur. Në prill 2016 një ngjarje e ngjashme ndodhi në Gjermani, kur kësaj here pronari (63) qëlloi për vdekje grabitësin shqiptar (18)./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat