Jo ma njerëz në Bord të FHK-së që janë me pozita në klube! Boll më

Hendboll

Jo ma njerëz në Bord të FHK-së që janë me pozita në klube! Boll më

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Jo më njerëz që janë me pozita në klube në Bord të FHK-së! Boll më

Nëse je kryetar apo drejtor i klubit, nuk mund të jesh edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës në të ardhmen! Nuk mund të jesh edhe shef në klub edhe në bord apo me pozitë në FHK. Kjo është skandaloze!

Arsyeja është e thjeshtë, si mund të mbrohet e vërteta apo e drejta e një klubit tjetër, kur iks personi i një klubit është në bord dhe e ka për rival klubin tjetër? Thjesht e lufton rivalin! Këtë e dijnë të gjithë!

Kjo praktikë të anashkalohet! O rri kryetar ose drejtor në klub, o nuk mund me jesh kalavesh me funksione, se është konflikt interesi! FHK, është institucion seriozë!

Në zgjedhjet e reja Federata e Hendbollit të Kosovës, duhet të luftojë që në bord të janë anëtarë të paanshëm dhe jo të kemi edhe zyrtar të klubeve, me pozita si drejtor apo kryetar.

Si për shembull Eugen Saraçini është kryetar i Federatës, por nuk është pjesë e asnjë klubi dhe kjo është shumë e shëndetshme edhe për vet komunitetin e hendbollit.

Vetë klubet e hendbollit duhet të protestojnë nëse kemi ndonjë kryetar apo drejtor klubi funksionar me pozita të larta në FHK, sepse i bën dëm këtij sporti me traditë.

Një Bord i ardhshëm i FHK-së, i pastër, me anëtar të paanshëm! Ndryshe është e pashëndetshme dhe e pamoralshme: Kryetar ose drejtor në klub dhe me pozitë në FHK! Fundja, është zgjidhje e tyre dhe si vendosin, por nuk është e moralshme. Jo ma njerëz në Bord të FHK-së që janë me pozita në klube! Boll më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat