Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt

Hendboll

Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:24
Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.

Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë. “Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të mirë.

Por Rumania është e fuqishme në hendboll.

Besoj se të mërkurën do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë. Gjasat për sukses i kemi”, ka theksuar Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat