Istogu shemb edhe Nikshiqin, fiton turneun 

Hendboll

Istogu shemb edhe Nikshiqin, fiton turneun 

Nga: K.G. Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:01
KHF istogu

Liderja e Superligës së Kosovës, istogu, shemb me lojë e rezultat edhe Nikshiqin, duke e mposhtur në finale me rezultat 28:17, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. 

Vashat e Istogut fitojnë turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000”. 

Kryetrajnerit i Istogut, Faruk Shala, shprehet i lumtur për fitoren e thellë ndaj vashave nga Mali i Zi. 

Hendbollistja Esma Muratoviq ishte më efikasja dhe lojtarja e ndeshjes, me gjithsej 9 gola, e ndihmuar nga motori i ekipit Suzana Ujkiq, që i dha gjallëri lojës së bashku me Albina Rugovën, që secila shënoi nga 6 gola, por mbi të gjitha ishte portierja Blerta Ahmetxhekaj që bëri diferencën në rezultat, pa e harruar edhe kontributin e të gjitha lojtareve tjera, si Tina Hetemi, Yllka Shatri, Natalia Millatoviq, Alberina Halitaj, Keta Venetsky, Arijeta Berisha,  Pranvera Ferataj dhe Aurora Shehdadi

"Istogu i fortë edhe për skuadrat e rajonit. Për herë të dytë radhazi fiton turneun ndërkombëtar Shqiponja 2000.
Istogu ka fituar për herë të dytë radhazi turneun ndërkombëtar të cilin tradicionalisht e organizon nga viti 2000 KHF Shqiponja nga Gjakova.

Istogu në këtë turne dëshmoj së është skuadër e fortë edhe për skuadrat e shteteve të rajonit pasi të hënën mposhti WHC Cairin nga Maqedonia e Veriut me rezultat: 36:29 (19:9) dhe të martën (sot) në ndeshjen finale fitoi ndaj ZRK Nikshiq nga Mali i Zi më rezultat bindës 28:17 (16:7).

Esma Muratoviq u shpall hendbollistja më e mirë e turneut, e ku krahas lojës së mirë të Istogaseve u dallua portierja e Istogut Blerta Ahmetxhekaj sidomos në ndeshjen finale më gjithsej 15 pritje nga 28 gjuajtjet e hendbollisteve malazeze.
Kupën e fituesit të turneut kapitenes së Istogut Albina Rugova ia dorëzoj z. Skënder Aliaj kryetari i Shqiponjës”, njofton KHF Istogu.  

Istogu-Nikshiqi 28:17 (16:7)
Gjyqtarë: Ilirjana Cikaqi, Muhamet Koro.
Shtatëshet: Istogu 4 (4) - Nikshiqi 4 (4).
Përjashtime: Nikshqi 2 minuta.
Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ujkiq 6, Milatoviq 3, Shatri, Muratoviq 9, Rugova 6, Halitaj, Venetsky 3, Hetemi 1, Ferataj dhe Berisha 1.
Nikshiqi: Bullatoviq 2, Vuksojeviq 1, Radoviq, Vojinoviq 2, Terziq 4, Kovaçeviq, Luliç 1, Ceroviq 2, Jakovleviq 1, Gjrogjeviq, Sekuliq, Radonjiq 4, Ivanoviq dhe Laketiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat