Shkoi “koka” e Shalës, Parduzit, Kabashit dhe Muhaxherit

Hendboll

Shkoi “koka” e Shalës, Parduzit, Kabashit dhe Muhaxherit

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:54
Shkoi “koka” e Shalës, Parduzit, Kabashit dhe Muhaxherit

Federata e Hendbollit e Kosovës, ka kohë që ka gjetur një term diplomatik, nuk e përdorin shkarkim por lirim nga detyra dhe në asnjë formë nuk e thonë, se i shkarkuan në mungesë të rezultateve.

Pavarësisht termit diplomatik, lirim nga detyra, pak duket edhe simpatik! 

Një gjë dihet botërisht, opinioni nuk është aq naivë e nuk e kuptojnë pse janë larguar trajnerët nga Kombëtarja.

Trajnerëve që iu shkoi “koka” për mossukses janë Faruk Shala të Kombëtarja U19 (femrat), Arben Parduzi te kombëtarja U17 (femrat), Taib Kabashi U20 (meshkujt) dhe Fatmir Muhaxheri (U18).

Nuk patën sukses, kjo punë dihet botërisht dhe janë rezultate që shihen në rrafshin ndërkombëtar.

“Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kombëtares U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Kombëtares U18, Fatmir Muhaxheri. Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve”, njofton FHK.

Por kjo gjuhë diplomatike e federatës është aq neveritëse dhe e panevojshme, sepse po të ishin të suksesshëm as Kabashi dhe as Muhaxheri nuk do të liroheshin nga detyra por do të ishin aty në Kombëtare!

Askush nuk e heq trajnerin kur ka sukses.

“Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin tonë.

Së shpejti Bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave”, shkruan në faqen e FHK-së.

Ky bordi FHK-së, me çfarë logjike liron trajnerët nga detyra nëse kanë punuar më shumë zell e përkushtim! 

Kush janë pjesë e bordit të FHK-së? Eugen Saraçini – kryetar, Enis Idrizi - nënkryetar, anëtar të bordit: Fatmire Ramadani, Bajram Isufi. Xhavit Morina, Shemsa Sadiku, Berat Dana, Edi Kolgeci, Shqipe Bajçinca, Buhjar Istrefi, Leonard Cula. 

A e dijnë këta zotërinj, se njeriu që punon me zell e më përkushtim, nuk lirohet nga detyra por iu duhet brenda kombëtares! Ky lloj term diplomatik që përdoret lirim nga detyra, i bie këndej po të “ledhatojë” e këndej po të “nokautojë”. 

Shkarkimi apo mosvazhdimi i kontratës ose edhe ndërprerja e saj, vjen si rrjedhë e mossuksesit.

Si është e mundur që punuan me zell e përkushtim dhe u liruan?

Nëse zotërinjtë Kabashi e Muhaxheri kanë punuar me zell e përkushtim, me çfarë logjike u liruan?

Këta zotërinjtë e bordit të FHK-së, nuk kanë bërë mirë që t’i lirojnë nga detyra ata që punojnë me zell e përkushtim. Kjo thuhet në njoftimin e tyre!

Domethënë bien në kundërshtim me vetveten.

Ky bord duket se nuk e ka guximin që të thotë hapur se për shkak të mossukseseve janë shkarkuar trajnerët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat