Trepça përforcohet me një lojtar nga Tunizia

Hendboll

Trepça përforcohet me një lojtar nga Tunizia

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 22:55
Kryetari i klubit, Bujar Istrefi, ka prezantuar lojtarin

Trepça e Mitrovicës ka synime të mëdha për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës, e cila kërkon të jetë në garë për dy trofetë.

Mitrovicasit përforcohen me hendbollistin nga Tunizia, Yassine Ben Jouida.

Kryetari i klubit, Bujar Istrefi, ka prezantuar lojtarin.

“Yassine Ben Jouida lojtar i Trepçës. 

Tuniziani ka arritur sot në Mitrovicë. Jouida ka ardhur si përforcimi i parë i huaj për këtë edicion.

Ne synojmë qe në këtë vit të jemi arrë e fortë në ligën tonë, përveç tunizianit do të ketë edhe lojtarë tjerë të huaj për këtë sezon”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat