Cilat janë arsyet që kreu i FHK-së, u takua me kryetarin e Istogut? 

Hendboll

Cilat janë arsyet që kreu i FHK-së, u takua me kryetarin e Istogut? 

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:25
Takim kokë me kokë

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Izet Gjinovcin dhe anëtarin e Bordit të FHK-së, për një arsye sot morën rrugën për në qytetin e Istogut.

Ata takuan kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati.   

“Kryetari Komunës Ilir Ferati priti sot gjatë ditës në zyrën e tij Kryetarin e FHK-së, Eugen Saraçini, Izet Gjinovci sekretar gjeneral, Edi Kolgeci anëtar i bordit, dhe trajnerin e KHF Istogut, Faruk Shalën. Me këtë rast Kryetari Ferati i uroj mirë se ardhje dhe e përgëzoi kryetarin Saraçini dhe stafin për kujdesin që po i japin Hendbollit në përgjithësi e sidomos atij të Istogut.

Në këtë takim u diskutua rreth parapërgatitjeve të eventeve sportive të Hendbollit që priten të mbahen në Komunën e Istogut, saktësisht Kryetari u njoftua për organizimin e dy ndeshjeve kualifikuese për kampionat botëror të kombëtares se Kosovës në Hendboll për Femra të cilat Kombëtarja e Kosovës do ti zhvillojë kundër Ishujve Faroe në nëntor të këtij viti në Palestrën e Qytetit në Istog.

Kryetari Ferati falënderoj për vizitën delegacionin e Federatës së Hendbollit të Femrave dhe premtoj se Hendbolli dhe Sporti në përgjithësi do të ketë përkrahje të madhe nga ne duke u nisur nga tash që është bërë edhe ngritja e buxhetit për Kulturë, Rini dhe Sport ne 100%”, njofton faqja e KK Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat