Istogu mburret me fitoren bindëse ndaj Ferizajt

Hendboll

Istogu mburret me fitoren bindëse ndaj Ferizajt

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:09
Istogu

Klubi i hendbollit Istogu, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës (femrat), ka shënuar fitore me rezultat 30:22 ndaj Ferizajt.

Faruk Shala, kryetrajner, mburret me vajzat e tij për fitoren në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.  

“Istogu ka fituar derbin kundër Ferizajt, rikthehet kapitenja Rugova.
Istogu ka arritur fitoren e katërt rresht në ndeshjen derbi kundër Ferizajt 22:30 dhe e 37-ta rresht në kampionat.

Skuadra nuk e filloj mirë takimin por në vazhdim tregoi kualitetet e saj duke u kthyer në lojë për të siguruar fitore bindëse, hendbollistet e kombëtares së Kosovës treguan formë të mirë, Blerta Ahmetxhekaj pati plot 14 pritje, Yllka Shatri u dallua në fazën e mbrojtjes ndërsa në fazën e sulmit nga 4 tentime realizoj 4 gola.

Kapitenja Albina Rugova e rikthyer nga lëndimi shënoj 3 here nga 4 tentime për të konfirmuar fitoren e Istogut dhe rikthimin e saj në parket pas mungesës së gjatë si pasojë e lëndimit, Arlinda Dinarica nga 4 tentime shënoj 4 here, Dayane da Rocha 4 gola, Tainara Luna 5 gola, Natalia Milatoviq 3 gola, Nihed Limem 3 gola, Pranvera Ferataj 2 gola, Tina Hetemi 1 gol dhe Dajana Miljaniq 1 gol, në përgjithësi skuadra tregoj lojë kolektive dhe arriti të rikthej vetëbesimin pas ndeshjeve jo të mira ne EHF Europa Cup.

Për kundër faktit që skuadra humbi hendbollisten Tina Hetemi qysh në fillim të takimit për shkak të lëndimit, gjatë ditës së sotme priten rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të vërtetohet shkalla e lëndimit të saj.

Ndeshjen e radhës Istogu e zhvillon të shtunën nga ora 18:00 në palestrën e qytetit në Istog kundër Shqiponjës nga Gjakova”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat