A do t’i tregojë muskujt Suzana si në foto edhe ndaj Ishujt Faroe?

Hendboll

A do t’i tregojë muskujt Suzana si në foto edhe ndaj Ishujt Faroe?

Nga: K. Goca Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:23
Suzana Ujkiq në të djathtë

Pak ditë na ndajnë para ndeshjes së rëndësishme të Kombëtares së Kosovës (femrat), e cila do të ballafaqohet me Ishujt Faroe.  

“Të martën është grumbulluar Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat). Grumbullimi është bërë në Istog, ku edhe do të luhen ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.

Ndeshjet e Kosovës me Ishujt Faroe janë më 3 dhe 5 nëntor në Istog”, thuhet mes të tjera në faqen e FHK-së.

Atmosfera është e mrekullueshme në kampin e kombëtares së Kosovës, punohet me intensitet të shtuar nën urdhrat e selektorit Agron Shabani.

Hendbollistet janë më të motivuara se kurrë, të etura për fitore.

A do t’i tregojë muskujt Suzana Ujkiq si në foto edhe ndaj Ishujt Faroe?

Gjithçka do të shihet në ndeshjet me 3 dhe 5 nëntor.

Jo vetëm Suzana por edhe hendbollistet të tjera sepse është koha për fitore dhe jo vetëm me thënien e famshme: Me rëndësi pjesëmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat