Kosova marshon në raundin tjetër falë Leonora Demajt dhe Njomza Kelmendit 

Hendboll

Kosova marshon në raundin tjetër falë Leonora Demajt dhe Njomza Kelmendit 

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:12
Leonora Demaj dhe Njomza Kelmendi

Kapitenja Leonora Demaj dhe zëvendëskapitenja Njomza Kelmendi udhëhoqën Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e dytë ndaj Ishujve Faroe. 

Hendbollistja Demaj me 11 gola dhe portierja Kelmendi, mbajnë vulën e kualifikimit. 

Demaj ishte pakapshme për Ishujt Faroe, ndërsa Kelmendi ka pritur shumë goditje të hendbollisteve.

Kosova edhe pse humbi sonte me rezultat 29:28 nga Ishujt Faroe në palestrën e sportit në Istog, falë fitores në ndeshjen e parë me 27:24 kualifikohen në raundin e dytë të Kampionatit Botëror.

Demaj e Kelmendi, janë shtylla e kombëtares, më të merituarat që sonte Kosova shkoi më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat