Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Hendboll

Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 14:33
Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim dhe Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në garat evropiane këtë edicion.

Dyshja mitrovicase të martën ishte e deleguar në Veszprem të Hungarisë, ku u luajt ndeshja e fazës grupore të Ligës Evropiane (European League) për hendbollistë. U takuan Fejer B.A.L-Veszprem dhe skuadra e madhe franceze, Montpellier.

Fitoi me rezultat 39:31 shënoi skuadra franceze, Montpellier.

Çifti Vitaku për delegat e kishte kroatin Tihomir Kasuniq, ndërsa është vlerësuar për paraqitjen.

Shumë ndeshje evropiane këtë edicion i kanë drejtuar edhe tri çiftet tjera kosovare të hendbollit me thirrje të EHF-së.

FHK-ja ka prani të rregullt ndërkombëtare me ekipe kombëtare, me skuadra, por edhe me gjyqtarë e delegatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat