Pas rrahjes në Vushtrri, shtatë lojtarë të Trepçës në emergjencë

Hendboll

Pas rrahjes në Vushtrri, shtatë lojtarë të Trepçës në emergjencë

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:27
Pamje nga rrahja

Turpi e mbuloi hendbollin! 

Shtatë lojtarë të Trepçës së Mitrovicës gjenden në emergjencë. 

“Na sulmuan publiku vushtrrias.

Nuk e di si shpëtuam.

Shtatë lojtarë i kemi në emergjencë në Mitrovicë, duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, bëjnë të ditur nga tabori i Trepçës.

Ndeshja është ndërprerë pas rrahjes masive, faktikisht janë sulmuar lojtarët mitrovicas. 

“Jemi sulmuar, kjo është e rëndë”, - tha një zyrtar brenda klubit mitrovicas për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 34 e 42 sekonda. Trepça po udhëhiqte 21:17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat