Shqiponja, kampione te kadetet

Hendboll

Shqiponja, kampione te kadetet

Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:05
Shqiponja

Shqiponja është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve.

Shqiponja e Gjakovës e mbylli kampionatin me 31 pikë, përkatësisht me 15 fitore, një barazim e dy humbje. Shqiponja la prapa Ferizajn me 27 pikë.

Pas Ferizajt u renditën Kastrioti e Istogu me nga 24 pikë.

Me 23 pikë kampionatin e përfundoi Vushtrria.

Të dielën në ndeshjen e fundit, Shqiponja e Ferizaj barazuan 27:27. Orgesa Gola i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, derisa gjashtë i kishte Jonesa Bajrami. Verona Hasanaj i realizoi pesë gola, derisa katër i kishte Medina Musa.

Te Ferizaj, Mirjeta Dinolli i kishte shtatë gola. Gjashtë i shënoi Sumea Sadiku, ndërsa pesë Olsa Hoxha.

Gjatë kampionatit ka pasur ndeshje interesante e me cilësi të mirë. Në skenë kanë dalë hendbolliste të reja, që janë e ardhmja e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat