Çairi me një përforcim të madh

Hendboll

Çairi me një përforcim të madh

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:05
Teodora Dukoska

Skuadra shqiptare Çair nga synime të mëdha në edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në hendboll.

Skuadra që udhëhiqet nga trajneri Basri Latifi ka rikthyer në petkun e saj Teodora Dukoska.

Bëhet fjalë për një hendbolliste cilësore dhe që e bën edhe më të fortë skuadrën shqiptare edhe për garat evropiane.

“Një nga lojtaret më premtuese në vend rikthehet në Çair. 

Kapitenja e reprezentacionit të Maqedonisë për moshat e reja Teodora Dukoska rikthehet te WHC Çair.

Hendbollistja e cila luan në pozitën e krahut të djathtë Teodora Dukoska vjen nga radhët e kampionit aktual Gjorgje Petrov. 

Edhe pse e re në moshë ajo gjatë dy viteve të fundit ka luajtur rregullisht edhe me Reprezentacionin A të Maqedonisë.

Kujtojmë që Teodora ka qenë pjesë e Çairit  edhe në të kaluarën, ku ka pasur paraqitje në Superligë dhe në edicionin European EHF CUP. 

Kështu që Teodora pritet të jetë vlerë e shtuar në ekipin e Çairit, që këtë sezon do t’i vazhdojë garat evropiane në edicionin European Cup,  ku në raundin e dytë do të përballet me kampionët e Holandës, Venlo”, njofton KHF Çairi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat