Kosova barazon me Finlandën

Hendboll

Kosova barazon me Finlandën

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:56
Hendbollistet e Kosovës

Hendbollistet e Kosovës shënojnë edhe një rezultat të mirë në Kampionatin Evropian U17, Divizioni B.

Vashat tona barazuan me rezultat 29:29 me Finlandën.

Pas fitores me rezultat 34:29 ndaj Bullgarisë, sot barazuan me 29;29 duke i dhënë forcë edhe selektorit Mitat Ferati.    

“Ndeshje e madhe e vajzave tona ndaj Finlandës

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka luajtur ndeshje të madhe të enjten në Evropianin në Ankara të Turqisë.

Në fund vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Portierja Alina Donjeta Shabani ndali penallti në fund të ndeshjes për barazimin. 

Vajzat tona ishin në epërsi në shumicën e kohës, por një vendim i dyshimtë i gjyqtaqrëve solli barazimin e rezultatit për Finlandën në 29:29.

Në pjesën e parë kombëtarja jonë ishte vazhdimisht para. Epërsia shkoi deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 17:15 për Kosovën.

Edhe në pjesën e dytë u luajt ndeshje e fortë, por sërish Kombëtarja jonë ishte më shumë në avantazh. Në minutën e 57-të, epërsia e Kosovës U17 ishte dy gola, 29:27.

Në fund në skenë doli portierja Shabani që priti penalltinë vendimtare për barazimin e madh.

Finlanda ka shfaqur ndeshje cilësore deri më tani, por ndaj saj vajzat tona treguan vlera.

Në ndeshjen e kaluar Kombëtarja jonë fitoi ndaj Bullgarisë dhe e mbyll fazën grupore me tri pikë. Tani e presin ndeshjet për plasman.

Ndeshja ndaj Finlandës ka dëshmuar që paraqitja në dy takimet e para nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë.

Niveli sa shkon e rritet dhe tani rezultatet priten në ndeshjet për plasman përfundimtar.

Portierja Alina Donjeta Shabani u shpall më e mira. Ajo ndeshjen e përfundoi me 15 pritje.

Shtatë gola i shënoi Arona Krasniqi, ndërsa lojë shumë të mirë shfaqi edhe Sara Gjergjaj me pesë gola.

Pesë gola i kishte edhe Diona Dresh, ndërsa nga katër i shënuan Arjeta Imeraj e Klaudia Ukaj ndërsa Laura Maqeeonci realizoi tri gola. Por të gjitha vajzat dhanë kontribut në barazimin e rëndësishëm”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat