Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

Hendboll

Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:39
Saraçini në mes

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, sot morën pjesë në punimet e Kongresit të 16-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Në rend të ditës kishte pika të shumta, duke përfshirë ndryshimin e disa neneve në Statut dhe ndryshimin e disa rregulloreve.

Gjatë qëndrimit në Bazel të Zvicrës, Saraçini e Gjinovci u takuan me presidentin e IHF-së, Hassan Moustafa dhe presidentin e EHF-së, Michael Wiederer. Gjatë takimit, presidenti Wiederer falënderoi FHK-në për organizimin e shkëlqyer të Evropianit për hendbolliste në Prishtinë.

Ndërkohë presidenti i IHF-së, Moustafa, nesër në selinë e tij në Bazel pret në takim Saraçinin e Gjinovcin. Do të diskutohet për "IHF Trophy" që mbahet muajin tjetër në vendin tonë dhe për projekte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat