Flamur Salihu: Do ta kthejmë Kastriotin aty ku e ka vendin 

Hendboll

Flamur Salihu: Do ta kthejmë Kastriotin aty ku e ka vendin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 shtator 2023 Në ora: 14:55
Flamur Salihu

Javën që e lamë pas ka startuar edicioni i ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Klubi me renome Kastrioti i Ferizajt ka startuar me fitore në derbin e rivalëve të vjetër, ndaj Trepçës.

Kjo fitore në hapje ka rritur dukshëm oreksin të klubi ferizajas, për të kërkuar që të luftojë edhe për dy - tre vendet e para.

Kryetrajneri i Kastriotit, Flamur Salihu, ka përgëzuar hendbollistët e tij për angazhimin dhe lojën jashtëzakonisht të mirë në përballje me Trepçën.

“Bota sot”: Kastrioti starton me fitore, çka e ka veçuar në takimin e parë?

Flamur Salihu: Angazhimi dhe disiplina gjatë 60 minutave i lojtareve pa përjashtim ka qenë 100 për qind, kjo me bënë të besoj se me angazhim do të kemi edhe shumë rezultate të tjera gjatë këtij stinori.

 “Bota sot” Sfida e radhës me Prishtinën, ku janë përparësitë e ekipit tuaj?

Flamur Salihu: Prishtina ka një skuadër solide, ndërsa ne kemi një skuadër me përvojë dhe pa tjetër presim një lojë të fortë këtë fundjavë. 

Do të mundohemi ta shfrytëzojmë potencialin e lojtarëve tanë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

“Bota sot”: Si e sheh kampionatin e ri, cilat skuadra janë kandidate për kreun e tabelës?

Flamur Salihu: Këtë edicion besoj që do të ketë lojë shumë interesante, ne do të mundohemi të renditemi sa më lart në tabelën kualifikuese.

Besa, Trepça dhe Rahoveci do të jenë kandidatët me të cilat ekipe do të mundohemi e t’ju sjellim sa më shumë telashe.

 “Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë Kastriotit?

Flamur Salihu: Kastrioti ka një plan afatgjatë me kryesinë e re të cilën së bashku me stafin teknik jem duke i shikuar disa mundësi ndoshta edhe për t’u përforcuar në disa pozita ku çalojmë në këto momente.

 “Bota sot”: Kjo fitore me Trepçën, a është një sinjal se po kthehet edhe shikueshmëria?

Flamur Salihu: Është një shenjë e mirë fitorja ndaj Trepçës, shpresojmë që ne lojët tjera të ketë edhe më shumë shikues.

 “Bota sot”: A po kthehet Kastriotit në formën më të mirë?

Flamur Salihu: Kryesia e re ka sjell një frymë të re në skuadrën tonë mbetet të shihet, ne jeni duke punuar dhe duke u munduar që ta kthejmë Kastriotin aty ku e ka vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat