Kosova gati për Danimarkën

Hendboll

Kosova gati për Danimarkën

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:09
Kosova

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (vajzat) është grumbulluar të hënën në Prishtinë në prag të ndeshjeve me Danimarkën, që i takojnë eliminatoreve për Euro 2024.

Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, në mbrëmje hendbollistet tona e kanë zhvilluar stërvitjen e parë.

Stërvitja u mbajt në palestrën "1 Tetori" në kryeqytet. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa në Kombëtare janë të vetëdijshme për forcën e Danimarkës.

Ndeshjet e së enjtes në Danimarkë dhe e së shtunës në Prishtinë do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat