Hendbollistet e Kosovës sonte luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024

Hendboll

Hendbollistet e Kosovës sonte luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:28
Kosova

Hendbollistet e Kosovës do ta kenë një përballje të vështirë kundër Danimarkës në hapje të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Përballë “Dardaneve” sonte do të jenë hendbollistet e Danimarkës. Ndeshja do të luhet në qytetin Horsens të Danimarkës dhe me fillim nga ora 21:00.

Vjet danezet luajtën në finale të Evropianit, ndërsa në vitin 2020 ishin në gjysmëfinale.

Sa u takon botërorëve, në vitin 2021 Danimarka ishte e treta. Kosova bazohet në lojtare të konfirmuara, tri prej të cilave luajnë pikërisht në elitën e Danimarkës, dhe ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze e zvicerane dhe po ashtu lojtare të klubeve kosovare.

Pas dy dite, të shtunën prej orës 20:15 është ndeshja e dytë me Danimarkën, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat