Portieri sllovak: Kosova u thye nga kundërsulmet tona

Hendboll

Portieri sllovak: Kosova u thye nga kundërsulmet tona

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Sllovakia

Marian Zhernoviq, portier sllovak, shprehet se me meritë e mposhtën me rezultat 33:23 kombëtaren e Kosovës, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2025 në hendboll.

Kosova ka komplikuar punën dhe minimizuar gjasat për ndonjë kualifikim të mundshëm, në takimin e kthimit që luhet të dielën në Prishtinë.

“Në mbrojtje, bëmë pak a shumë atë që i thamë vetes. I lamë të gjuanin nga rastet që kishim studiuar.

Ata u thyen nga kundërsulmet tona dhe kjo ishte ajo që donim.

Ndoshta hera e parë që kur jam në kombëtare, në ndeshjen e kthimit shkojmë me një epërsi të tillë”, tha Zhernoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat