Humbje e thellë e Suedisë

Hendboll

Humbje e thellë e Suedisë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 22:29
Pamje nga ndeshja

Në ndeshjen e fundit të grupit 2 të Kampionatit Evropian në hendboll, Norvegjia ia shkaktoi humbje të thellë me rezultat 33:23 (15:12) Suedisë. 

Norvegjia ndëshkoi çdo gabim të rivalit dhe rriti epërsinë, e cila në minutën e 52-të shënoi rezultatin e pabesueshëm 30:18.

Në fund norvegjezët festuan me rezultat 33:23 dhe e mbyllën paraqitjen e tyre në Kampionatin Evropian me fitore ndaj Suedisë.

Për suedezët, kjo humbje nuk do të thoshte absolutisht asgjë, sepse ata e kishin siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale.

Norvegjia paketon valixhet për në shtëpi.

I pandalshëm për mbrojtjen suedeze ishte Alexander Blonz i cili shënoi 11 gola, dhe te Suedia u dalluan Sandel dhe Nilsson shënuan secili nga tre gola.

Në Grupin 2, kështu duket renditja: Danimarka 8. Suedia 6, Sllovenia 6, Portugalia 5, Norvegjia 4 dhe Holanda 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat