Grumbullim i rëndësishëm i hendbollisteve të reja në Suedi

Hendboll

Grumbullim i rëndësishëm i hendbollisteve të reja në Suedi

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:43
Grumbullim i rëndësishëm i hendbollisteve

Të shtunën në Suedi ka nisur një grumbullim dyditor i hendbollisteve të reja të Kosovës.

Grumbullimi është bërë në Goteborg, ndërsa po paraqiten 10 hendbolliste të reja që bëjnë karrierë në vendet skandinave.

Punën me hendbollistet e reja po e udhëheq Basri Berisha, trajner i suksesshëm i gjeneratave të reja në Suedi. Ai është ish-hendbollist i Prishtinës, Kosovës së Vushtrrisë dhe disa skuadrave në Suedi.

Kampi në Suedi është pjesë e planit të kryetrajnerit Mitat Ferati për përgatitjen e Kombëtares U18 për Kampionatin Botëror që mbahet në muajin gusht në Kinë.

Në pamundësi që të mblidhen të gjitha vajzat kandidate në një vend, për shkak të obligimeve të tyre në shkollë dhe në klubet ku luajnë, është planifikuar grumbullimi në disa stacione.

Pos në Skandinavi, do të ketë grumbullime edhe në Zvicër e vende tjera evropiane. Kështu synohet të përzgjidhen lojtaret më të mira që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror për të reja në Kinë.

Interesimi për ta përfaqësuar Kosovën është shumë i madh, ndërsa kualifikimi në Botëror vetëm sa ka rritur interesimin e rrjedhimisht edhe konkurrencën.

Paraqitja në Botërorin U18 të hendbollisteve është sukses historik për sportin kosovar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat