Mikel Hansen mbyll karrierën pas Lojërave Olimpike në Paris

Hendboll

Mikel Hansen mbyll karrierën pas Lojërave Olimpike në Paris

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:09
Mikel Hansen

Një prej hendbollistëve më të mirë në histori, Mikel Hansen (36 vjeç), ka bërë të ditur se do të përfundojë karrierën pas Lojërave Olimpike në Paris këtë verë. Hansen mbajti një konferencë për media ku ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për t’i dhënë fund karrierës.

“Kjo verë është kohë e mirë për të varur atletet e mia, për sa kohë që jam plotësisht i angazhuar në atë që po bëj”, ka thënë Hansen.

Ai e filloi karrierën në klubin danez GOG, më pas luajti në Barcelonë, Kopenhagë, PSZH dhe qe dy vjet është tek Aalborgu.

Me Danimarkën, ai fitoi gjithçka që mund të fitohej – tre herë ishte kampion bote, një herë evropian, dhe në gusht do të përpiqet të fitojë një tjetër medalje olimpike.

Me klube, Hansen fitoi 12 tituj të kampionatit kombëtar, por s’arriti asnjëherë ta çojë lart trofeun e Ligës së Kampionëve. Ishte afër në vitin 2017, kur me PSZH-në humbën finalen kundër Vardarit me rezultat 24:23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat