Vlora Jashari trajnerëve të kampit të hendbollit: Vishuni më mirë

Hendboll

Vlora Jashari trajnerëve të kampit të hendbollit: Vishuni më mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2016 Në ora: 12:33
Foto e trajnerëve

Ish-hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Vlora Jashari, kritikon mënyrën se si vishen trajnerët që janë në kampin që organizohet nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Ajo thumbon trajnerët, për faktin se kampi është një pasqyrë e një sportit se si organizohen dhe duhet të kenë kujdes në veshje sportive. “Mirë shumë këto kampe, janë të mirëseardhura shumë për hendbollistë tona, duhet sa më shumë të organizohen kampet të tilla me cilësi të lartë dhe të tjera. Çka po me pengon të nderuar personalitetet të Federatës që të keni kujdes me veshje sportive, të tregojmë një pasqyrë të mirë, një model atyre vajzave që sot të frymëzohen nga Ju, mos dilni nëpër foto si do”, ka shkruar Jashari në profilin e saj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat