Kabashi konfirmon edhe një përforcim

Hendboll

Kabashi konfirmon edhe një përforcim

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2016 Në ora: 16:00
Taib Kabashi, trajner i Trepçës

Trepça nga Mitrovica pas Lindrit Fetahut të Prishtinës përforcohet edhe me një hendbollist për edicionin e ri. Trajneri i kësaj skuadre, Taib Kabashi, thotë për gazetën kombëtare ‘Bota sot” se nuk do të ndalen me përforcime. “Jemi përforcuar me lojtarin e Samadrexhës, Atdhe Bashollin i cili është anëtar i përfaqësueses së Kosovës U-18. Ai luan në pozitën e beku të majtë dhe bëhet fjalë për një talent të madh”, tha Kabashi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat