Kastrioti pa trajner, por kujt mund t’i besohet detyra e re?

Hendboll

Kastrioti pa trajner, por kujt mund t’i besohet detyra e re?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 korrik 2016 Në ora: 19:23
KH Kastrioti, duke festuar njërin nga shumë trofe

Askush nuk e kishte sjell në kokë se Xhavit Morina do të tërhiqet nga posti i kryetrajnerit të klubit të Kastriotit të Ferizajt në konkurrencën e femrave, skuadër me shtatë tituj pas luftës dhe me shumë trofe tjerë. Morina kishte bërë një punë të mirë, ishte munduar me gjithë energjinë e dijen që ka të jep për klub.  Por vendosi të largohet! Askush nuk e ka të qartë se çfarë po ngjan me këtë klub me renome, por disa burime që nuk duan t’i përmendet emri, thonë se ekipi shumë shpejt do t’i vijnë gjërat në binarë. Ka kohë që flitet për mos stabilitet në këtë ekip, në anën tjetër kanë mbetur edhe më pak lojtare. Burimet e afërta të klubit thonë se Kastrioti shumë shpejt do të organizohet në mënyrën më të mirë dhe do të jetë në nivelin më të mirë. Ferizaj si qendër e hendbollit, ka shumë emra të njohur që mund ta marrin timonin e kësaj skuadre. Është prof. Ismet Jupa, është Verim Zherka,  është Sami Çerkini etj. disa nga këto emra që mund të diskutohen, por kjo çështje do të jetë e kryesisë dhe ata do të hulumtojnë tregun e trajnerëve. Disa thonë se timonin mund t’i lihet edhe gjinisë femërore që ta drejtojnë klubin.  Me kategoritë e reja punon Lirie Muhaxheri, ndërsa Vlora Jashari mund të jetë si kandidate për të marr timonin e trajneres. Këto janë disa nga emra që përfliten, por fundja është kryesia që do të vendos. Hendbollistet janë në pritje, ndonëse disa prej tyre janë larguar, ndërsa Bellma Beba, lojtarja më e mirë në vend, vazhdon heshtjen e saj dhe ende nuk është përcaktuar se cila do të jetë zgjidhja e saj, ose fundja edhe ajo mund ta merr detyrën e trajneres.  Matematikat janë të ndryshme, spekulimet e pafundme, por shpejt do të dihet pasardhësi i Morinës. Mbetet të shihet se kush do ta merr ta drejtojë anijen ferizajase, pra postin e trajnerit. Një është shumë e sigurt, dikush po i fërkon duart për të marr drejtimin e Kastriotit, por vazhdon heshtjen në pritje të ofertës serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat