Zherka merr timonin e KH Kastriotit

Hendboll

Zherka merr timonin e KH Kastriotit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 korrik 2016 Në ora: 14:55
Verim Zherka e Gëzim Kokollari

Klubi me renome i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, ka emëruar kryetrajnerin e ri. Verim Zherkës iu besua detyra dhe i cili do ta ketë mjaft të vështirë për të ndërtuar një ekip të fortë sidomos për garat evropiane, kur dihet se ferizajasit në rrethin e tretë në Challenge Cup, do të ndeshen me HKM Sala nga Sllovakia. Kryetari i klubit, Gëzim Kokollari, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se Zherka do ta drejtojë ekipin për edicionin e ri. Zherka para disa viteve ka qenë trajner i ferizajasve, madje lojtar i dëshmuar, dhe reprezentues i Kosovës.  Në fakt, Kastriotin deri më tash e kishte udhëhequr Burim Zaskoku. Kokollari paralajmëron se do të përforcohen me disa hendbollistë që ekipi të jetë sa më i kompletuar dhe i fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat