Ndahet me Besën

Hendboll

Ndahet me Besën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:23
Enis Kastrati

Në edicionin e fundit luajti me sukses dhe e barti shiritin e kapitenit të KH Besa Famiglia.  Është fjala për hendbollistin Enis Kastratin. Ai vendosi të ndahet me Besën pas një periudhe të gjatë. “Sot pas 17 vite, plot emocion e sukses përfundoj edhe epoka ime si lojtar aktiv në sportin e hendbollit. Pas plot 17 vite me 10 tituj të kampionit, 7 kupa të Republikës së Kosovës, 2 herë si lojtari më i mirë në fazën e mbrojtjes i shpallur nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Këto suksese me bëjnë të jem krenar  dhe të gjitha ato që kam arritur në karrierë. Së pari dua ta falënderoj familjen time e cila me ka përkrah në çdo hap të karrierës time sidomos babin tim i cili ka qenë iniciatori dhe shtytësi im kryesor që unë kam filluar të merrem me hendboll.  E falënderoj tezen time, ish hendbollisten Gjyke Lokaj-Camaj e cila me ka motivuar që të shkoj hapave të saj dhe e cila ka qenë prezente në çdo ndeshje timen.  Falënderoj gjithë tifozët pejan në veçanti i madhi i tifozerisë pejane, Arbër Berisha”, shkruan mes të tjera Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat