Zherka: Pa një organizim të mirë të klubeve nuk ka as cilësi

Hendboll

Zherka: Pa një organizim të mirë të klubeve nuk ka as cilësi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:27
“Shorti s’ka qenë edhe shumë me fat për ne për arsye se ekipi sllovak është shumë i mirë”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot” Vlerëson Zherka.

Kastrioti i Ferizajt është ndër skuadrat e para që ka filluar përgatitjet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ferizajasit kanë plane të mëdha por në radhët të parë synojnë që të përgatiten sa më mirë dhe me disa përforcime ta rikthejnë shkëlqimin që gëzonin para disa viteve. Me ardhjen trajner i ri i Verim Zherkës të gjithë shpresojnë se klubi do të rritet si për nga ana e kualitetit, por edhe rezultatet do të jenë më të mira dhe do të kërkojnë të jenë në kreun e klasifikimit. Skuadra me renome përveç që mendon për Superligë, ka edhe sfidën tjetër në Challenge League, por për fat të mirë të tyre, janë të kualifikuar në rrethin e tretë dhe kanë mundësi deri në muajin e nëntorit që të përgatiten nda ekipit nga Sllovakia, HKM Sala. Hendbollisti Vlerëson Zherka ka besim se me një punë përkushtuese e angazhim të madh do të arrijnë synimet që i kanë para vetes. “Stërvitjet i kemi filluar që nga 25 korriku.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat