Kombëtarja e Kosovës stërvit me zell të shtuar

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës stërvit me zell të shtuar

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 17:12
Përgatitjet e Kosovës

Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e seniorëve  ka filluar përgatitjet tetëditore. Ato mbahen sipas planprogramit të  paraparë nga përzgjedhësi i ri Taip Ramadani. Përgatitjet zhvillohen në Pallatin e  Sporteve dhe të Rinisë në Prishtinë. Hendbollistët stërviten dy herë në ditë dhe me zell të shtuar. Në grumbullimin e përzgjedhësit u paraqitën 21 lojtarë dhe vetëm Ylber Mjeku mungoi për arsye se ka obligime ne vendin e  punës, si dhe lojtarët nga diaspora te cilët kanë obligime ndaj klubeve te tyre dhe gjenden ne fazën përgatitore. Përveç përzgjedhësit Taip Ramadani në ushtrime po marrin pjesë  edhe trajnerët  Fatmir Muhaxheri, Jeton Havolli, Veton Hajrizi dhe trajneri i angazhuar për përgatitje specifike siç janë shpejtësia dhe qëndrueshmeria  e forcës dr. Enver Tahiraj dhe nën perkujdesje të fizioterapeutit  Ilir Konjusha. Sipas përzgjedhësit Taip Ramadani kjo fazë do të shërben për ngritjen e qëndrueshmërisë dhe forcës fizike, identifikimit të magësive individuale, që pastaj trajnerëve në klube tu jepen sugjerimet dhe udhëzimet për ti eliminuar ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat