Vdiq dhe u varros Fahri Maloku ish hendbollist i Samadrexhës

Hendboll

Vdiq dhe u varros Fahri Maloku ish hendbollist i Samadrexhës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:43
Fahri Maloku

Në moshën 60 vjeçare ndërroi jetë Fahri Maloku, ish hendbollist dhe trajner i KH Samadrexha, punëtor i gjendjes civile në administratën komunale në Vushtrri. Fahriu ishte anëtar standard i KH Samadrexha ne fund te viteve 70-ta kur Samadrexha me sukses garonte ne Ligen e dytë te ish shtetit të shpërbërë duke qenë ndër lojtaret ma te dalluar, që nga viti 1986 ka punuar zyrtar i gjendjes civile në fshatin Samadrexhë, një kohë në Maxhunaj e së fundi edhe në Vushtrri. I ndjeri pas vetës la gruan dhe katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, bëhet e ditur nga Federata e Hendbollit e Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat