Me rregulla të reja

Hendboll

Me rregulla të reja

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:45
Topi i hendbollit

Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës mbajti Seminarin (Këshillimin) me gjyqtarë, kontrollues dhe vëzhgues në të cilin temë qendrore ishte aplikimi i pesë Rregullave të lojës së hendbollit te cilët pësuan ndryshime nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit dhe te cilat duhet aplikuar nga edicioni 2016/17.SHGJHK  Këshillimin e mbajti në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sportive, ku përveç ligjëratës së përgatitur nga gjyqtari me thirrje të EHF-it Arsim Vitaku mbi aplikimin e Rregullave të reja, SHGJHK mbajt edhe testimin fizikë (shuttle run), testimin teorikë (testimi mbi njohjen e Rregullave të lojës së hendbollit) si dhe testimin për kontrollues dhe vëzhgues për Propozicionet e garave për edicionin 2016/17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat