Trajneret e Kastriotit e fituan lojën, sot në piknik!

Hendboll

Trajneret e Kastriotit e fituan lojën, sot në piknik!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:19
Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri e Blerta Tërpeza

Kur fiton edhe feston pavarësisht nivelit të rivalit.  Kastrioti i Ferizajt si mysafir shënoi fitore me rezultat 32:21 ndaj KEK-ut nga Kastrioti, në ndeshjen e javës së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.  Kjo ishte fitorja e dyta me radhës dhe pas asaj humbje në hapje nga Prishtina, kësisoj renditen në vendin e pestë me 4 pikë. Si shumicën e klubeve, kur trajnerët e hendbollit realizojnë një fitore janë me të qetë dhe ia mbathin dika në pushime të vikendeve. Kështu është dhe me trajnerët e Kastriotit, Vlora Jasharin dhe Lirie Muhaxheri, të cilat kanë dalë në piknik (në Prevallë) ta festojnë at fitore së bashku me Blerta Tërpezën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat