Përzgjedhësi Ramadani publikon listën kundër Turqisë

Hendboll

Përzgjedhësi Ramadani publikon listën kundër Turqisë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:33
Pamje nga tubimi i mëhershëm

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, Taip Ramadani, para ndeshjeve të para kualifikuese për EURO 2020 që zhvillon me Kombëtaren e Turqisë më 2 nëntor në Ankara dhe me 6 nëntor në Prishtinë, bëri  publike listën e gjerë të hendbollistëve në të cilët llogarit ne këto dy ballafaqime. Përzgjedhësi Ramadani për grumbullimin e parë i cili mbahet në Gjakovë më 27 tetor ka ftuar këta hendbollist: Portier: Arbër Curri, Flamur Gerbeshi, Edon Gashi dhe Haris Berisha. Alo të djathtë: Florim Hoxha, Sharr Ramadani dhe Drilon Tahirukaj. Alo të majtë: Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri dhe Bajram Idrizi. Lojtarët e vijës (pivot): Kastriot Jupa, Petrit Prekazi, Luigj Quni dhe Jeton Bislimi. Lojtarë të qendrës: Valon Dedaj, Kreshnik Krasniqi dhe Vlerson Zherka. Lojtarët ballorë(beka të majtë dhe të djathtë): Beni Sula, Enis Kabashi, Denis Terziqi dhe Etrit Xhafolli. Përgatitjet e Kombëtares së Kosovës do te zhvillohen në Gjakovë, me stërvitje dy herë në ditë deri më datën 1 nëntor kur udhëtohet për Ankara, kurse pas kthimit nga data 3 nëntor Kombëtarja do te zhvillon përgatitjet për përpalljen e dytën në Prishtinë. Ramadani fatkeqësisht për ndeshjet me Turqinë nuk ka mundur të llogarisë në disa lojtarë të lënduar si Ylber Mjeku, Egzon  Gjuka dhe Endrit Abdullahi. Kurse lojtarët Roland Nreca, Dymal Kernaja për arsye objektive nuk janë qenë pjesë e   Kombëtares kundër Turqisë, por në të cilët llogaritet seriozisht ndaj Estonisë. Por në opsion ende mbetën në rezervë edhe Salih Maxhera, Drilon Haxhimusa, Kastriot Shala, Korab Syla dhe  Armir Agushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat