Izraelitet ngrin buzëqeshjen e Shqiponjës në Gjakovë!

Hendboll

Izraelitet ngrin buzëqeshjen e Shqiponjës në Gjakovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 20:25
KHF Shqiponja

Ekipi i Shqiponjës nga Gjakova befasoi, duke pësuar me një goldallim (31:30) nga ekipi izraelit Maccabi Arazim Ramat gan, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Challeng Cup.  Hendbollistet izraelitet ia ngrin buzëqeshjen Shqiponjës në Gjakovë, por kjo e fundit shpreson se në takimin e nesërm, që luhet në orën 18.00, po në Gjakovë do t’i revanshohen dhe kualifikohen më tutje, pra në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane. Ndeshja ka qenë fortë deri në pikën e fundit, por pjesa e parë përfundoi 17:13 për izraelitet që luajtën në cilësinë e vendasve. Shani Rahel  Levinkind  me 6 gola ka qenë më efikasja te Maccabi, ndërsa te Shqiponja Bellma Beba me 10 gola. Këto dy ndeshje luhen në Gjakovë me marrëveshje të dy ekipeve, kështu që Shqiponja nesër ka rastin ta përmbys humbjen, në të kundërtën eliminohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat