FHK-ja në Kongresin e EHF-it

Hendboll

FHK-ja në Kongresin e EHF-it

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:22
Pamje nag kreu i FHK-së

Në Sallën e Kongreseve të St. Wolfgang afër Salzburgut të Austrisë filloi punimet Kongresi i 13-të i Federatës Evropiane të Hendbollit i cili është zgjedhor, dhe pritet të zgjidhet presidenti i ri i EHF-it, Komiteti Ekzekutiv si dhe Komisionet tjera shimë të rëndësishme, ku pjesë e votimeve do te jenë edhe zyrtarë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

FHK-në në Kongres i cili zgjatë dy ditë (17 dhe 18 nëntor) po e prezantojnë presidenti Eugen Saraçini, anëtarja e Bordit Shqipe Bajçinca dhe sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci.

Delegacioni kosovarë përveç pjesëmarrjes në punimet e Kongresit do te ketë takime me zyrtarët e lartë të EHF-it, IHF-it dhe federatave tjera pjesëmarrëse, për ti ngritur sa më shumë kapacitetet e FHK-së si në infrastrukturë,  gritje profesionale por edhe mbështetje materiale dhe pajisje sportive.

EHF-i gjatë Kongresit do te kremton edhe 25 vjetorin e themelimit ‎(1991-2016).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat