Ahmet Hysenaj-Petrova, paksa mërzitet kur kujton periudhën e artë të tij kur drejtonte klubin e famshëm atëkohë që quhej Borci dhe tani e ka emrin Kastrioti i Ferizajt. Ai mburret që ka qenë kryetar i këtij klubit në vitet e arta (80-ta). Ai ka kaluar mbi 70 vjet dhe mërzitet paksa, sepse mendon se ajo gjeneratë ka qenë e shkëlqyeshëm dhe që bëri namin në at periudhë. Ai tha se ndihet shumë krenar kur i thanë Jo garave me shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia. “U pavarësuam dhe ekipi ynë e ndërroi emrin nga Borci në KH Kastrioti. Jemi kampion të parë të hendbollit dhe jam shumë krenar që për herë të parë atëkohë, Kupën që e fituam ia dorëzuam Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Vërtet ishet kënaqësi”, kujton at periudhë Petrova. Ai kishte ftuar në një ndejë njerëzit që i kishte krahë të djathtë atë periudhë, si prof. Xhemail Kasumin, ish futbollist, hendbollist i ish Borcit, por edhe kryetar i parë i KH Borcit, ne kohen kur ekipi Ferizajas u bë anëtar i ligës se parë federative në ish Jugosllavi, pastaj trajnerin e mirënjohur Beqir Buçincën (që ka meritë që ekipi ka qenë në finalen e Kupës së ish-Jugosllavisë dhe që ndërtojë gjeneratën e artë) e Rexhep Haxhimusën, edhe ky i fundit një kohë ka qenë kryetar klubi, Skënder Lamaxhema, ka qenë po ashtu kryetar.