Gjyqtarët shpesh janë në kritika

Hendboll

Gjyqtarët shpesh janë në kritika

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:29
Kasapi e Bytyqi

Klubet e Kosovës në arenën ndërkombëtare me disa përjashtime nuk mund te lavdërohen per rezultate kulmore, mirëpo një segment i lojës së hendbollit që në rrafshin e brendshëm shpesh janë në kritika dhe sjellin pakënaqësi janë gjyqtarët dhe vëzhguesit e referimit. Mirëpo, të gjitha këto po demantohen nga shtëpia ma e madhe e hendbollit - Federata Evropiane  Hendbollit, sepse bazuar ne performancën e treguar dhe nominimet  e bëra del se gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë janë në nivel mjaft të lartë. Këtë e  dëshmon edhe nominimi më i freskët nga EHF-i që ju bë gjyqtarëve nga Gjakova, Ilir Bytyqit dhe Syart Kasapi per te drejtuar EUROPEAN OPEN ne Geteborg te Suedisë nga data 2-8 korrik 2017, Kampionat ku ata edhe do te kenë rastin te ju neshtrohen edhe provimeve nga ana e ekspertëve te EHF-it per ta fituar thirrjen Gjyqtarë i EHF-it, pasi deri me tani e kanë stausin vetëm 'Kandidat'.

Duke u bazuar në peformancën e këtyre dy gjyqtarëve te cilët per momentin  kanë kaluar tani e 6-të vite disa kurse te EHF-it, fillimisht si 'Young Referee", por edhe disa turneve anëekënd evropës, por edhe moshës se tyre të re, pritet te zhvillohen ne gjyqtarë edhe te nivelit me te lartë, sidoqoftë FHK-ja duke ju falenderuar gjyqtarëve dhe vëzhguesëve te saj ne listat e EHF-it rangohet mjaft lartë, dhe me këtë duhet te mburremi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat