A është trajnerja më e paguar te femrat?

Hendboll

A është trajnerja më e paguar te femrat?

Nga: K.G. Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:48
Lirie Muhaxheri

Në ligën e hendbollit por edhe të basketbollit e në volejboll, flitet se pak shumë pak paguhen trajnerë me paga. Askush nuk jep detaje se sa paguhet por shumica nuk janë të kënaqur, por ka edhe prej atyre që janë shumë të kënaqur. Trajnerja e Kastriotit nga Ferizaj, Lirie Muhaxheri, mburret se ka pagën më të mirë dhe sipas saj është më e paguara në hendboll.

Mirëpo ajo nuk jep asnjë detaj, ndërsa burimet e afërta të klubit thonë në kushtet anonimitetit, se paga e saj sillet nga 350 deri në 450 euro.  Liria tha se është e lumtur që me ekipin e saj u renditen në tre-katër vendet e para në elitën e hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat