Petrova e Sadriu, ia falën njëri-tjetrit!

Hendboll

Petrova e Sadriu, ia falën njëri-tjetrit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2017 Në ora: 11:19
Ahmet Petrova e Refik Sadriu

Dikur ishin së bashku në një klub, njëri drejtor e tjetri kryetar i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj! Flitej prej kohe se nuk e çonin mirë njëri me tjetrin, Ahmet Hysenaj  – Petrova (ish-kryetar klubi) me  Refik Sadriun (ish-drejtor klubi).  Gojëkëqijtë vazhdimisht flisni fjalë të ndryshme për të dy protagonistët, por në praktikë del diçka krejt ndryshe dhe demantuan të gjitha thashethemet. Petrova e Sadriu janë miq të mirë dhe shihen duke pirë kafe njëri me tjetrin e me një humor të mirë.

Bile Sadriu shkruan si me ironi: “Ky ma fali mue, po edhe unë ja fala këtij, kështu që vazhdojmë tutje”.  Ky është mesazh thumbues i Sadriut për të gjithë ata që menduan se ai nuk ka pasur raporte të mira me Petrovën. Përkthyer me shqip ua bëri 8 me 2!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat